Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

DIGJET GODINA HISTORIKE E ‘BAR LULISHTES’, PISHA E RRALLË DHE RREZIKOHET PEMA E PIPERIT

Godina historike e ‘Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët  paraditen e sotme.  Aktualisht kjo godinë administrohet si pronë nga bashkia por pretendime për pronësinë e sja e ka dhe familja mbretërore.

Prej vitesh godina nuk është funksionale.  Flakët kanë përfshirë dhe një godinë tjetër ku ishin disa biznese.

Ndërkohë nga flakët është dëmtuar dhe një pishë e vjetër. Zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë nga flakët një pemë që quhet pema e Piperit të Naimit, një pemë që është gati 150 vjeçare përbri bar lulishtes. Pema është mbjellë nga duart e shkrimtarit rilindas Naim Frashëri rreth viteve 1874-76.

Gjashtë mjete zjarrfikëse janë të pranishme për të izoluar flakët. Kryetari bashkisë Oltion Çaçi  dhe nën prefekti Kristo Kiço ndodhen në vendngjarje.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

‘Bar Lulishte Butrinti’ nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur “2 herë Mat”. Objekti kanë një hapësirë  rreth 200 m2  me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial