Thursday, June 11, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Digjte barishtet, por dogji pyllin dhe 15 koshere bletësh, prangoset së bashku...

Digjte barishtet, por dogji pyllin dhe 15 koshere bletësh, prangoset së bashku me një tjetër

Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorët e 2 rasteve të zjarrvënieve në zonën e Lukovës.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë vënë në pranga shtetasit:

K. D., 56 vjeç, banues në Lukovë, pasi në fshatin Lukovë, ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij;

D. Sh., 37 vjeç, banuese në Lukovë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Shënvasil, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial