Friday, April 19, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsDikur burrat merrnin pushkën, sot bëjnë buzët! Debati LIVE: I kam të...

Dikur burrat merrnin pushkën, sot bëjnë buzët! Debati LIVE: I kam të mijat

Jori Mersin, Dario Doka, Albi Lushi dhe Enida Përlala këtë të enjte ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku diskutuan për standardet e bukurisë. Dëshirës për të qenë i bukur nuk i kanë shpëtuar as djemtë, ndaj dhe të ftuarit ndanë mendimet e tyre për këtë gjë.

Të gjithë ishin të mendimit se vajzat dhe djemtë duhet të mbajnë veten e tyre, por sipas Albit deri në sjellje e veshje.

Mua më vjen shumë mirë që një mashkull sot mban veten por do pranoja deri në fazën kremra hidradant por jo në make up. Nuk do dilja kurrë me një mashkull me make up.” – shprehu Jori.

Ndërkohë Dario është një djalë të cilin e kemi parë që bën herë pas here make up për shkak dhe të profesionit që ka, por ka pranur që ka bërë një konturim të buzëve.

Kam bërë shumë pak rregullim apo konturim të buzëve. Ishin dy gjëra; kishte dalë moda dhe kisha dëgjuar për filler-at. Dhe kur lyehesha dhe bëja ndonjë kontur buze për të postuar foto me look-un që bëja, doja që buza ime lart të ishte pak më e konturuar që të mos rrija ta konturoja me photoshop apo me make up”.

Është çështje koherence dikur burrat merreshin me pushkën, tani bëjnë buzët. Nuk jam deri në këtë pikë. Unë jam me mirëmbajtjen e mashkulli që të jetë higjenik, veshja, sjellja, është një performancë që duhet t’i shkojë një mashkulli.” – tha më tej Albi.

Në këtë diskutim, Ermali e pyet Jorin nëse ishte dakord për ndërhyrjet estetike. Jori u përgjigj se është e varuar ndaj natyrales dhe se nuk i pëlqejnë vajzat që bëjnë ndërhyrje. Por teksa sërish Ermali e ngacmon duke e pyetur nëse i ka bërë buzët apo jo, Jori u shpreh se kjo pyetje e ndjek gjithmon. Për pasojë vendos që në mënyrë demonstrative të tregoj se nuk ka ndërhyrë në buzët e saj, dhe fshin buzëkuqin në studio. Ajo shpjegon se nëse do i kishe bërë buzët, do të kishin një formë tjetër. “Janë prodhim bio i prindërve të mi” tha me humor sipërmarrsja.

Sipas psikologes Enida Përlala imazhi për veten ndikohet nga shumë faktorë, ndaj dhe shpesh ndodh fenomeni i krahasimit.

Imazhi për veten ndikohet nga shumë faktorë. Janë rritur me mungesë vlerësimi për veten, apo duke u krahasuar me vajzën e xhaxhait, të hallës. Kjo ka ndikuar që të krahasojmë veten me modele të marra nga mediat sociale. Kjo zgjedhje bën mirë deri aty ku është për veten. Nëse lidhet me dëshirën për tu bërë si dikush tjetër, për të imituar një standard bukurie, lidhet edhe me çrregullime të ndryshme si ato të të ngrënit. Janë shumë të lidhura bashkë, shohim pafund adoleshentë që zgjedhin të mos ushqehen, anoreksik. ‘Nuk dukem bukur në klasë, vajzat e klasës janë më të dobta se unë’ ku kalojnë në anoreksi nervore që do trajtim psikologjik. ” – shpjegoi psikologia Enida Përlala./abcnews.al

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial