Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Delvina Dogji natën automjetin në Delvinë, zbulohet dhe arrestohet autori

Dogji natën automjetin në Delvinë, zbulohet dhe arrestohet autori

Policia njofton se në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi Lavdërim Kërnezo, 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Shehu, 47 vjeç, banues në Delvinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit Lavdërim Kërnezo.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial