Drejtonte mjetin i dehur dhe aksidenton një fëmijë 2 vjeç, arrestohet nga Policia. Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur është regjistruar në Ksamil, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë nga policia.

FOTO ILUSTRUESE
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë vënë në pranga një shtetas 48-vjeçar, banues në Ksamil, i identifikuar me inicialet A. K.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Tahsini”, ku 48-vjeçari, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç.
I mituri është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Saranda Web









