Wednesday, March 13, 2024
spot_img

Emrat/ Aκsıdeηt i rëndë, ndërron jetë gruaja shtatzan shkak bashkëshorti i cili drejtonte makinën në gjëndje të dehur

Në aksidentin tragjik automobilistik në New York, ku mbeti e vdekur një nënë shtatëzënë, kjo pasi bashkëshorti i saj po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, sipas detajeve të fundit pritej që ajo të lindte një vajzë në 12 prill.  SI pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën bashkëshortja, Adriana Sylmetaj, e cila priste të lindte një vajzë në prill. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, bashkëshortja e tij ka dalë jashtë makinës dhe është përplasur më një mur, ndërsa makina është ndarë në tre pjesë duke lënë të plagosur 30-vjeçarin Adem Nikeziç.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet  për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur. Bashkëshorti i saj,  dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.

Reagimet në internet për ngjarjen ishin të shumta, duke e konsideruar 30-vjeçarin “turp për komunitetin shqiptar”. Një burrë që e identifikonte veten si xhaxhai i Sylmetajt tha se mbesa e tij ishte një nga katër fëmijët dhe se një nga vëllezërit e motrat e saj është një oficer policie. Autoritetet thanë se ai ishte duke ecur me shpejtësi drejt jugut dhe doli jashtë kontrollit përpara bulevardit 2545 Hyland pranë New Dorp Lane, duke goditur një “mur pengues” në vendngjarje.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial