Festa Shën Kozmai mbledh banorët në Mursi, tradita vijon edhe këtë vit
Në Mursi u organizua mbrëmjen e djeshme, si çdo vit, Festa e Shën Kozmai, një aktivitet tradicional që mblodhi së bashku banorë të zonës dhe pjesëmarrës të ardhur për të kremtuar këtë ditë.
Festa u zhvillua në një atmosferë të veçantë, ku nuk munguan muzika, këngët dhe vallet. Grupe muzikore të pranishme në aktivitet sollën këngë dhe ritme të zonës, ndërsa banorët iu bashkuan festës duke ruajtur traditën e përvitshme të Mursisë.
Në këtë event mori pjesë edhe Mitropoliti i Gjirokastrës, së bashku me përfaqësues të klerit dhe besimtarë.
Festa e Shën Kozmait është kthyer prej vitesh në një nga aktivitetet tradicionale të Mursisë, duke ndërthurur besimin, traditën dhe festën popullore dhe duke mbledhur çdo vit komunitetin në një mbrëmje të përbashkët. Saranda Web








