Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Futi dorën te arka e donacioneve në Manastirin e Kostarit, procedohet 47-vjeçari...

Futi dorën te arka e donacioneve në Manastirin e Kostarit, procedohet 47-vjeçari nga Saranda

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Manastirin e fshatit Kostar në bashkinë e Finiqit. Policia e Stacionit Livadhja ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. M., 47 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet për një akt që ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim te banorët.

 

Sipas burimeve zyrtare, më datë 6 janar 2025, A. M. dyshohet se ka kryer një vjedhje të pazakontë: ai ka marrë një shumë të vogël parash nga manastiri i fshatit Kostar, një vend i shenjtë dhe simbol i trashëgimisë shpirtërore të zonës.

 

Materialet procedurale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet. 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial