Wednesday, October 14, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Gjenden 57 të mitur të fshehur në një kamion në kufi

Gjenden 57 të mitur të fshehur në një kamion në kufi

Vazhdojnë flukset e njerëzve nga Amerika Latine që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara në kërkim të ëndrrës amerikane, sipas mediave të huaja.

Një tjetër rast kalimi i paligjshëm është regjistruar në Meksikë, kësaj here ishin përfshirë 57 të mitur të cilët u gjetën të fshehur në një kamion, në kushte shumë të vështira pranë kufirit me SHBA.

Instituti Kombëtar i Emigracionit tha se 43 djemtë dhe 14 vajzat u futën në rimorkio të kamionit, së bashku me 8 burra, një grua dhe vajzën e saj. Drejtuesi i mjetit është arrestuar ndërsa të miturit u dërguan në një institucion për kujdesin e fëmijëve.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial