Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Gruaja denoncon komshiun: Më ka ngacmuar se*sualisht djalin me probleme mendore

Një 55-vjeçare ka denoncuar në polici fqinjin e saj 40-vjeçar në fshatin Porodinë të Korçës, pasi sipas saj ai i ka nga cmuar sek sualisht djalin, i cili vu an nga probleme të shëndetit mendor.

Lajmin e bën të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se shtetasja A.Q pretendon se shtetasi D.M i ka ngacmuar seksualisht djalin 4 muaj më parë, por kjo ngjarje nuk është raportuar në polici.

“Specialistët për Hetimin e Kr imeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka nga cmuar sek sualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjitashtu sipas burimeve, bëhet me dije se nëna e djalit ka pasur një konflikt të mëparshëm me 40-vjeçarin, për vijën e ujit disa muaj më parë, konflikt që është zgjidhur nga njësia administrative.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial