Wednesday, March 13, 2024
spot_img

Iu gjet καnαbıs në banesë, i vihen prαngαt 47-vjeçarit

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, policia ka gjetur lëndë të dyshuar nartotike, canabis sativa.

Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës, ndërsa shtetasi G.H, akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi:

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 47 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial