Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Kapet me drogë dhe mijëra paund, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar shqiptar ka dale para gjykatës britanike pasi është kapur me katër kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash në një automjet pranë Penrith.

Florjant Buzali, 35 vjeç, po ngiste një Volksëagen T-Cross, i cili u ndalua nga policia pranë kryqëzimit 40 të M6 më 25 nëntor. Gjatë kontrollit në automjet, oficerët gjetën katër thasë të mbyllur me vakum 1 kg që përmbanin kanabis nën një ndarje të rrotave rezervë. Paratë cash, që vlerësohet të jenë rreth 18,000 £, u sekuestruan gjithashtu.

Raportohet se kanabisi vlen disa mijëra paund nëse shitet në rrugë. Ai përballet me dy akuza, posedim kanabisi dhe posedimin e pasurisë kriminale. Buzali do të dalë para gjykatës më 31 janar, kur parashikohet që më pas të bëhen deklarata për akuzat me të cilat përballet. Ndërkohë atij i është caktuar masa e paraburgimit.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial