Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

LAJMI i FUNDIT: KQZ vendos përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë

Është ndër të paktat herë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranon dhe fakton se procesi zgjedhor është tjetërsuar dhe zgjedhjet duhen përsëritur. Pas një sërë shkresash dhe ankesash, organet zgjedhore kanë vendosur që qyteti i Rrogozhinës të rihyjë në zgjedhje. Gara në këtë bashki u nda me vetëm 21 voto, ku kandidati socialist Edison Memolla ruajti me dyshime mandatin e dytë.

Akuza e drejtpërdrejt e tjetërsimit të votave u bë sipas kandidatit të opozitës, Shëlqim Hoxha, në kutitë ku votuan të burgosurit. Institucioni i vuajtjes së dënimit drejtohet nga babai i Edison Memollës, nga ku dyshohet se ai mbushi kutitë me fleta votimi pro të birit. Këto ishin edhe kutitë që bën diferencën në fund të votimeve pasi kandidati i opozitës ishte drejt fitores.

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, nuk duhet të kalojë thjesht e vetëm me pranimin e kërkesës së kandidatit të opozitës për të cëimin e procesit zgjedhor. Padyshim në procesin e votimit kanë marrë pjesë për deformimine tij zyrtar të lartë të cilët qëllimisht kanë ndikuar në rezultatin final. Drejtësia duhet të nis të bëj shembuj se vota e qytetarëve nuk preket, e jo të heshtë siç bëri me dosjen e Durrësit dhe të Dibrës për zgjedhjete vitit 2021.

Tashmë do të duhet që që Presidenti i Republikës të shpalli datën e zgjedhjeve të reja në Rrogozhinë brenda 4 javësh. Në të njejtin proces hetimi është edhe Bashkia e Kuçovës ku dyshohet se dhe aty pati tjetërsim to votave.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial