Monday, August 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Lamallari: Nuk do të lejohet muzikë mbi 45 decibel nga ora 20:00...

Lamallari: Nuk do të lejohet muzikë mbi 45 decibel nga ora 20:00 deri në 24:00

Lamallari: Në zonat turistike dhe bregdetare nuk do të lejohet muzika me volum të lartë nga ora 20:00 deri në 24:00. Lokalet do të duhet të respektojnë rregulla të reja për nivelin e zhurmës gjatë sezonit veror. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri të ditur se udhëzimi i ri për zhurmat ka hyrë sot në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

Sipas rregullave të bëra publike, nga ora 20:00 deri në 24:00, niveli maksimal i lejuar i zhurmës në mjediset publike do të jetë 45 decibel, ndërsa nga ora 11:00 deri në 20:00 kufiri do të jetë 65 decibel. Pas mesnatës, muzika duhet të ndalojë.

 

Lamallari e bëri njoftimin gjatë një vizite në Lezhë, duke theksuar se udhëzimi është hartuar së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe synon garantimin e qetësisë për pushuesit në zonat turistike të vendit.

 

Zbatimi i rregullave do të monitorohet nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, të cilat, sipas ministrit, do të marrin masa ndaj rasteve kur tejkalohen nivelet e përcaktuara të zhurmës.

 

“Ne duam që pushuesit të gjejnë qetësi, si gjatë frekuentimit të lokaleve, ashtu edhe në ambientet e tjera. Çdokush që vjen me familjen për të pushuar në Shëngjin apo në zonat e tjera turistike të vendit duhet të ketë mundësi të pushojë pa u shqetësuar nga zhurmat”, deklaroi Lamallari.

 

Ministri tha gjithashtu se udhëzimi është hartuar duke u mbështetur në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për nivelet e lejuara të zhurmës.

 

Rregullat prekin drejtpërdrejt edhe zonat turistike të jugut, ku gjatë sezonit veror aktiviteti i bareve, restoranteve dhe lokaleve të argëtimit është veçanërisht intensiv. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial