Friday, April 19, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsLëviznin me armë në makinë, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim shoku i tij!

Lëviznin me armë në makinë, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim shoku i tij!

Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar pasi qarkullonin me armë zjarri me vete.

Orgito Vathaj dhe Azem Allçi, të cilët udhëtonin me një makinë tip ‘Ford’ nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalim, por sapo kanë parë efektivë, kanë shtuar shpejtësinë për t’u larguar duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Policia u është vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  Orgito Vathajt 19 vjeç (pasagjer).

Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim Azem Allçi, 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, Azem Allçit, Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Moskallëzimi i krimit”. sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial