Wednesday, May 15, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Moti i keq me përmbytje, nën ujë disa banesa, dëme të mëdha në bujqësi e blegtori

Rrugë të shkatërruara, varrezat e përmbytura, ujësjellësi jashtë funksionit dhe pirgje të mëdha me interte është gjithçka ka mbetur në fshatin Zemblak të Maliqit.

Një natë pas reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimit të përrenjve malore, banorët po përpiqen të pastrojnë baltën e gurët. Në fshatin me 1600 banorë ka dëme të mëdha në orendi shtëpiake, ushqimin i bagëtive dhe të mbjellat në ara.

VIDEO https://youtu.be/qM6l_pYQmus

“Më ngordhën pulat dhe dy shqerra u mbytën në ujë. Prurjet e mëdha nga përrenj dolën në fushë. Me qepë me fasule çdo gjë në ara është prishur. Deri në 01:00 pas mesnate kemi ndenjur jashtë. Jemi përpjekur të shpëtojmë plaçkat e shtëpisë, por sërish nuk arritëm. Kemi shumë dëme në shtëpi, në oborre, është shkatërruar çdo gjë”, thanë banorët të shqetësuar.

Banorët thonë se fajtore është Bashkia dhe Pyjorja pasi nuk bënë pritat malore për përrenjtë si dhe nuk kanë pastruar kanalet kulluese.

“Po të ishin pritat në male nuk do ishte bërë kjo përmbytje”

Ndërsa kryebashkiaku Gëzim Topçiu e mohon, sipas tij përmbytja erdhi vetëm nga shiu.

“Pritat malore janë në funksion, por reshjet ishin shumë të mëdha”, u shpreh ai.

Grupet e punës janë në terren për evidentimin e dëmeve, ndërsa për kompensimin e tyre Topçiu kërkon ndihmën e Emergjencave Civile, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Janë shkatërruar rrugë, kanale, është futur ujë në disa banesa, por fatmirësisht nuk kemi njerez të lënduar. Kanë rënë shumë interte në rrugë, ne kërkojmë ndihmë sepse bashkia nuk ka buxhet të mjaftueshëm për emergjenca”, tha Topçiu.

Vështirësi më të shumta janë në fshatin Zëmblak, ndërsa dëme të lehta janë shënuar në fshatra të tjerë të Maliqit si Shamolli, Kuçi e Belorta.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial