Friday, April 26, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Përplasje me thika dhe armë pas një konflikti në lokal, 2 viktima – VIDEO

Një vrasje e dyfishtë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në një lokal në Kavajë, në qendër të qytetit. Report Tv ka mësuar se viktimat janë identifikuar si Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, të 2 të moshës 43-vjeç. Nga sa mësohet ka qenë Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë.

Motivet mbeten të paqarta, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit, megjithatë hetimet vijojnë.

VIDEO https://youtu.be/MN9UnnRHwM4

‘Agjenda 2030’ e miratuar nga OKB/ Shqipëria, pionere e Objektivave të Zhvillimit të Brendshëm, nisma mbështetet dhe nga violinisti i njohur Olen Çezari
LEXO EDHE:
‘Agjenda 2030’ e miratuar nga OKB/ Shqipëria, pionere e Objektivave të Zhvillimit të Brendshëm, nisma mbështetet dhe nga violinisti i njohur Olen Çezari

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, lokali te kryqëzimi i Valutës, siç njihet nga banorë të zonës. Paraprakisht raportohet se konflikti ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit dhe më pas ka agravuar në ambientet e saj të jashtme, siç edhe mund të shihet në video, ku njollat e gjakut ende janë të dukshme. Ato janë dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk kanë mundur që t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Është e paqartë se për çfarë janë konfliktuar, e ndërsa po ashtu priten të mësohet të dhëna të tjera në vijim lidhur me të kaluarën e 2 viktimave. Policia ka shoqërua disa persona, klientë të lokalit si persona që mund të kenë më shumë dijeni se si ndodhi ngjarja, e teksa pritet me interes deklarimi i tyre që mund të ndihmojë hetuesit që të shkojnë drejt zbardhjes së plotë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial