Plagosje me thikë në Sarandë pas një sherri të çastit, 42-vjeçari përfundon në spital

Plagosje me thikë në Sarandë pas një sherri të çastit, 42-vjeçari përfundon në spital. Një sherr i çastit i regjistruar pak minuta më parë në Lagjen nr. 1 në Sarandë ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari.

 

 

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit është përdorur një mjet prerës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.

 

Burime spitalore bëjnë me dije se 42-vjeçari ka marrë një plagë me thikë në gjoks, por ndodhet në gjendje relativisht të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka shoqëruar autorin po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon