Monday, August 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet “Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, Lamallari paralajmëron masa ekstreme pa...

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, Lamallari paralajmëron masa ekstreme pa tolerancë

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, Lamallari paralajmëron masa ekstreme pa tolerancë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar masa pa tolerancë ndaj drejtuesve të mjeteve lundruese që shkelin rregullat e sigurisë dhe rrezikojnë pushuesit në plazhe. Lamallari theksoi se hapësirat e plazheve duhet të jenë të sigurta për pushuesit dhe familjet, ndërsa përdorimi i mjeteve lundruese në kundërshtim me rregullat do të përballet me masa ligjore.

 

 

“Plazhet tona janë për familjet dhe pushuesit, jo për aventurierët që luajnë me jetën e të tjerëve. Kush sfidon ligjin dhe vë në rrezik shëndetin dhe jetën e turistëve, do të përballet me pasojat pa asnjë tolerancë dhe vonesë”, deklaroi ministri.

 

Sipas Lamallarit, kontrollet do të vijojnë përgjatë sezonit turistik në zonat bregdetare, me fokus respektimin e perimetrit të sigurisë dhe parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë pushuesit.

Ministri falënderoi gjithashtu qytetarët që denoncojnë shkeljet dhe mediat që i evidentojnë ato, duke theksuar se siguria e pushuesve nuk mund të jetë objekt kompromisi. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial