Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve

Policia Bashkiake Sarandë Kemi hequr këtë portë e cila pengonte kalimin e banorëve

Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve
Policia Bashkiake e Sarandë ka bërë me dije se gjatë një kontrolli në territor, në lagjen nr. 4 të qytetit, është konstatuar bllokimi i një servituti kalimi me një portë hekuri të vendosur në mënyrë të paligjshme.

 

Policia Bashkiake Sarandë Kemi hequr këtë portë e cila pengonte kalimin e banorëve

 

Sipas njoftimit të Policisë Bashkiake, ndërhyrja është kryer menjëherë pas evidentimit të rastit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.

Strukturat përkatëse kanë ndërmarrë veprimet për heqjen e pengesës dhe rikthimin e hapësirës në funksion normal për qytetarët.

 

Policia Bashkiake thekson në njoftimin e saj se kontrollet në territor do të vijojnë, ndërsa paralajmëron se do të ketë masa ndaj rasteve të ngjashme që cenojnë hapësirat publike.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon