Monday, October 12, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Delvina Policia në aksion pas tragjedisë në Himarë, bllokohen mjete lundruese në Sarandë

Policia në aksion pas tragjedisë në Himarë, bllokohen mjete lundruese në Sarandë

Një aksion i gjerë i policisë ka nisur në bregdetin shqiptar për bllokimin e mjeteve lundruese të palicencuara.

Aksioni vjen vetëm pak orë pas tragjedisë së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një ish-punonjës i policisë me gomone përplasi për vdekje një vajzë 7-vjeçare.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik dhe nxiti reagimin e krerëve më të lartë të politikës dhe institucioneve.

Raportohet se janë bllokuar dy motorë deti “jetski” si dhe një mjet tjetër lundrues skaf është sekuestruar nga policia e Portit të Sarandës.

Lundrimi në det është bërë thuajse i pamundur për mjetet sportive si motorë deti dhe gomone gjatë gjithë pasdites së sotme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial