Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Policia Rrugore kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë, 1100 gjoba

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe është proceduar në gjëndje të lirë 1 tjetër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 4 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1100 masa administrative, nga të cilat:

– 340 masa për tejkalim shpejtësie;
– 58 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 53 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 14 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 161 masa për parakalime të gabuara;
– 284 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 190 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Saranda News sarandanews sarandanews,net – Faqja Origjinale – Lajme nga Saranda, Informacione nga Saranda, Saranda News
WEBSITE https://sarandanews.net/
FACEBOOK https://www.facebook.com/SarandaNews
INSTAGRAM https://www.instagram.com/saranda_news/
#sarandanews #sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial