Thursday, June 25, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Policia: Sot kemi shpëtuar nga mbytja 2 pushues nga Ukraina – VIDEO

Policia: Sot kemi shpëtuar nga mbytja 2 pushues nga Ukraina – VIDEO

Policia: Sot kemi shpëtuar nga mbytja 2 pushues nga Ukraina. Policia njofton se shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

 

Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.

 

Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.

 

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial