Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Prangosen 2 persona, njëri dhunoi nënën, tjetri djalin

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje në Tiranë.

Një baba 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe tashmë ndodhet mbrapa hekurave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.’- njofton policia.

Po ashtu në pranga është vënë edhe një 52-vjeçar i cili akuzohet për dhunë ndaj nënës së tij dhe shkatërrimin e disa orendive në banesën e tyre.

‘Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. L., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa orendi, në banesën e tyre.’- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial