Probleme me Vodafone në Sarandë, Zjarrfikësja publikon numrat alternativë për emergjencat. Për shkak të problemeve me rrjetin e telefonisë Vodafone, Shërbimi Zjarrfikës Sarandë njofton qytetarët se numrat e emergjencës 128 dhe 129 për momentin janë jashtë funksionit.

Deri në rikthimin e shërbimit, për çdo situatë emergjente zjarri, qytetarët mund të kontaktojnë Shërbimin Zjarrfikës Sarandë në:
WhatsApp: 069 340 0905
Telefon fiks: 08522 3333
Sipas informacioneve të siguruara, shërbimi i Vodafone në Sarandë është ndërprerë prej më shumë se 6 orësh, duke krijuar probleme në komunikimin telefonik.
Shkak i ndërprerjes mësohet se është një defekt në antenat e Milesë, ndërsa deri në këto momente shërbimi nuk është rikthyer.
Qytetarëve u kërkohet të mbajnë shënim numrat alternativë të Zjarrfikëses Sarandë, veçanërisht për rastet kur nevojitet ndërhyrje emergjente. Saranda Web








