Wednesday, September 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Punime pa leje pranë plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë. Pezullohet edhe polici

Punime pa leje pranë plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë. Pezullohet edhe polici

Punime pa leje pranë plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë. Pezullohet edhe polici

Një 47-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se po përgatiste një sipërfaqe pranë plazhit në lagjen nr. 4, për ndërtimin e një objekti pa leje.

 

 

Sipas Policisë, në zonë ishte sheshuar një sipërfaqe toke dhe ishin vendosur materiale ndërtimore. Nga verifikimet e kryera, dyshohet se punimet po bëheshin nga shtetasi A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ndërtimin e një objekti për aktivitet fitimprurës.

 

Në vijim të ndërhyrjes, policia hoqi dhe sekuestroi edhe 48 shezlongë dhe çadra të vendosura në hapësirën e plazhit, e cila, sipas njoftimit zyrtar, administrohej nga 47-vjeçari pa leje.

 

Rasti ka sjellë pasoja edhe brenda strukturave të Policisë së Sarandës. Specialisti i Policimit në Zonë, A. N., është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedim disiplinor. Sipas Policisë, masa është marrë pasi efektivi nuk kishte konstatuar paligjshmërinë në zonën që mbulonte.

 

Materialet për 47-vjeçarin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa procedura disiplinore ndaj efektivit vijon. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial