Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsRrufeja godet për vdəkje biznesmenin e njohur

Rrufeja godet për vdəkje biznesmenin e njohur

Një rrufe ka goditur dy persona që po ecnin me biçiklete në një zonë malore të Italisë, duke i marrë dhe jetën. Njëri prej dy viktimave ishte drejtuesi i një biznesi të madh në Itali të panetoneve Baloco.

Ai ishte 56 vjeç, pronar dhe CEO i kompanisë së njohur të ëmbëlsirave qe u themelua nga gjyshi i tij në vitin 1927.

Një automobilist ka identifikuar trupat e tyre dhe për momentin nuk përjashtohet mundësia që dy çiklistët të jenë goditur nga rrufeja.

Ekipi shëndetësor ka nisur manovrat e reanimacionit, por çdo përpjekje ka qenë e kotë dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy çiklistëve.

Pak më shumë se një muaj më parë kishte vdekur babai i Albertos, Aldo Balocco, i cili, duke filluar nga pastiçeri Fossano, kishte mundur të ndërtonte një gjigant në sektorin e panetones dhe biskotave. Kompania e famshme për “Bajamet” iu la djemve Alberto dhe Alessandra dhe sot ka një xhiro prej rreth 200 milionë euro në vit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial