E shtunë, 28 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912...

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912, opozita bojkoton ceremoninë

Saranda shënoi 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me ceremoninë e ngritjes së flamurit kuqezi. Aktiviteti u zhvillua në orën 10:00 të së shtunës, më 28 nëntor, në vendin ku flamuri shqiptar u ngrit më 5 dhjetor 1912, një javë pas shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, deputeti Vasil Llajo, nga përfaqësues të shoqatave, të Policisë së Shtetit dhe qytetarë. Ashtu si vitin e kaluar, opozita e bojkotoi ceremoninë. Asnjë përfaqësues i saj nuk mori pjesë në aktivitet.

Vendi ku u zhvillua ceremonia e 28 Nëntorit lidhet me një datë të historisë së qytetit. Më 5 dhjetor 1912, shtatë ditë pasi në Vlorë u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në këtë vend u ngrit flamuri kuqezi.

Ceremonia e kësaj të shtune bashkoi përvjetorin e Pavarësisë me kujtesën e asaj ngjarjeje në Sarandë. Ndërsa 28 Nëntori shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, 5 dhjetori kujton ngritjen e flamurit në qytet.

Pikërisht aty u mblodhën qytetarët për të kremtuar festën kombëtare. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial