E premte, 27 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani.

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani, duke lënë dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Veli Fiko Hasani ishte një sipërmarrës që prej vitit 1993 zhvilloi aktivitetin e tij në industrinë e çelikut dhe të metaleve, duke dhënë kontribut për më shumë se tri dekada në këtë sektor. Me punë dhe përkushtim, ai la pas një trashëgimi të çmuar në fushën e sipërmarrjes.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, e premte, 27 nëntor 2026, në orën 10:00, në Sarandë.

Ngushëllimet priten pranë shtëpisë funerale “Bebri”, në Limojn, Sarandë.

Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasani, të afërmve dhe miqve të tij.

I paharruar qoftë kujtimi i tij! U prehtë në paqe!

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial