Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

“Senatori anti-serb!”/ Joe Biden zgjidhet president i SHBA, paralajmërimi i Trump

Kandidati demokrat Joe Biden ka fituar zgjedhjet dhe është shpallur presidenti i ri i Amerikës. Lajmi duket se nuk është pritur mirë nga mediat serbe, të cilat kanë publikuar menjëherë një artikull, në të cilin kanë përbledhur gjithë deklaratat e Biden për Kosovën, bombardimin e Serbisë dhe Millosheviçin.

“Blick.rs” shkruan se: Një pjesë e madhe e publikut serb e mban mend Joe Biden, kandidatin në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, si senator dhe demokrat në vitet 1990. Ai mbështetit ndërhyrjen e NATO-s gjatë konfliktit në Kosovë dhe ai mbahet mend më herët për deklarata që shpesh nuk ishin në favor të serbëve.

Kandidati republikan Donald Trump ka premtuar që më herët se nuk do të tërhiqej, madje paralajmëroi trazira për të mos e lëshuar karrigen e tij në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë Trump është parë të dalë sot nga banesa më e famshme në botë për të luajtur golf, ndërsa ka paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp pas pak.

Nuk dihet nëse Trump do të vijojë me akuzat e tij për manipulim votash, apo do të pranojë humbjen duke treguar “fair play” ndaj kundërshtarit të tij politik.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial