Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsAktualitetSherr me thika në një lokal, 40-vjeçari godet 3 persona dhe largohet

Sherr me thika në një lokal, 40-vjeçari godet 3 persona dhe largohet

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne mes disa personave në një lokal në Laprakë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi, dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në gjendje kritike është 64-vjeçari, i cili ndodhet në intubim për shkak të goditjes me thikë në zemër.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial