Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Shirat e rrëmbyeshëm, 66-vjeçarja mbytet në përrua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë e mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet ku është mbytur një turiste gjermane. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 66-vjeçare nga Gjermania e cila ishte duke vizituar këtë zonë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25, 72-vjeçari gjerman dhe viktima kanë qenë duke vizituar në këmbë kanionin e Langaricës në Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, turistja gjermane e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të turistes gjermane.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial