Një banesë në Ksamil është bërë objekt i një sulmi të dyshuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, 29 nëntor.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në pronën e një 76-vjeçari me inicialet I. A., banues në Ksamil.
Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
KOMUNIKATA E POLICISË
Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Saranda Web
Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net








