SARANDA NEWS

spot_img

Shtynte ditën e punës duke bërë shurrën, pushohet nga puna

Një punonjës në Kinë u pushua nga puna për një arsye që jo shpesh e dëgjojmë. Qëndrimi me orë të gjata në tualet, ka bërë që shefi i tij të marrë vendimin për ta pushuar nga puna në vitin 2015.

Ai qëndronte në tualet nga 47 minuta deri në 6 orë, por Wang paditi asokohe punëdhënësin e tij për shkarkim të padrejtë nga puna. Qëndrimin kaq gjatë në tualet e shpjegonte se ndodh për shkak të disa probleme shëndetësore që ai pati kaluar.

Mirëpo, Wang e humbi çështjen, pasi gjykata e arbitrazhit vendosi në favor të punëdhënësit të tij.

Kinez i identifikuar vetëm si Wang, iu nënshtrua operacionit në dhjetor 2014 dhe u kthye në punë në korrik 2015. Ai i ishte nënshtruar një operacioni për një problem anal dhe pas rikthimit në punë kishte sërish probleme dhe kalonte 6 orë në tualet çdo ditë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial