Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Si u përleshën Rezarta Shkurta me Rozana Radin për të dashurin, u takuan për sqarim, por…

Prapaskena ka parë dosjen penale të një prej përleshjeve më të bujshme mes të ashtuquajturave personazhe VIP në Shqipëri.

Bëhet fjalë për sherrin mes këngëtareve Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi në 6 shkurt të vitit 2010.

Molla e sherrit ishte i dashuri i përbashkët Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, i dënuar për trafik droge dhe që çuditërisht ndaj të cilit nuk po zbatohet ligji anti-mafia.

Para se të lidhej me reperin Noyzi, Rozana Radi kishte një raport intim me Ermal Hoxhën. Rozana Radi kishte ndërkohë shoqe të ngushtë Rezarta Shkurtën.

Në momentin që Ermal Hoxha ka njohur Rezerta Shkurtën, përmes Radit, ka nisur të flirtojë me znj. Shkurta.

Me kalimin e kohës Ermal Hoxha është lidhur me Rezarta Shkurtën, ndërsa Rozana Radi e ka parë vetën jashtë loje. Kështu raporti mes dy shoqeve u kthye nga miqësor në armiqësor.

Rezarta Shkurta kishte njohje dhe takohej edhe me reperin Noizy, me të cilin Rozana krijoi më pas një raport.

Dy shoqet e kthyera në armike të përbetuara, pasi Rozana Rama pretendonte se Shkurta e kishte prerë në besë, duke i marrë të dashurin, nisën të shigjetonin njëra-tjetrën nëpër rrjete sociale dhe emisione televizive.

Në këto kushte, Rezarta Shkurta i ka kërkuar një takim për t’u sqaruar Rozana Radit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Takimi është caktuar në orën 03.00 të datës 6 shkurt 2010.

Sapo janë takuar, në një zonë ku nuk kishte shumë njerëz, Rezarta Shkurta është konfliktuar Rozana Radin, duke e goditur atë me grushte në pjesën e fytyrës.

Përleshja ka qenë e gjatë. Rezarta Shkurta sulmonte me tërbim, ndërsa Rozana Radi qëndronte pasive.

Sipas dosjes, Rozana Radi nuk ka sulmuar nga frika se mund të dëmtonte ndërhyrjet në trup me silikon. Megjithatë, për shkak të përpleshjes, grushteve, shpullave dhe gërvishtjeve, të dyjave u ka plasur silikoni.

Rozana Radi ka kallëzuar penalisht Rezarta Shkurtën, e cila u mor e pandehur për plagosje të lehtë me dashje.

Fillimisht që të dyja kanë pretenduar se shkak i sherrit ishte një konflikt në emisionin “VIP Shpia” në Kosovë, por në fakt shumë shpjet është zbuluar se shkaku i sherrit ishte Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës. Prapaskena

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial