Wednesday, March 13, 2024
spot_img

Të shtëna me armë, një makinë qëllon drejt një lokali! Një i plagosur, autori në kërkim

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Librazhd. Një person ka qëlluar me armë drejt një lokali në afërsi të qendrës së Librazhdit.

Report Tv ka mësuar se shkak i të shtënave është bërë një sherr mes disa të rinjve. Dyshohet se autor është Albi Biçaku 25 vjeç.

I plagosur ka mbetur Shpëtim Skura, 34 vjeç, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autori pasi ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit është larguar me makinë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Lajm ne perditesim…

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial