Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Delvina U kap me 7 emigrantë në makinë, arrestohet në flagrancë

U kap me 7 emigrantë në makinë, arrestohet në flagrancë

Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Seven”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Në lagjen nr.2, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H. Ç., duke transportuar me automjetin “Volvo”, 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që përdorte shtetasi H. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial