Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

VODHI PARA DHE SENDE PERSONALE, NË 3 AUTOMJETE, NË SARANDË, VIHET NË PRANGA 35-VJEÇARI – VIDEO

VODHI PARA DHE SENDE PERSONALE, NË 3 AUTOMJETE, NË SARANDË, VIHET NË PRANGA 35-VJEÇARI – VIDEO

 

Vodhi shuma parash dhe sende personale, në 3 automjete, në qytetin e Sarandës, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Policia njofton se në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë. Bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer disa vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht: Më datë 17.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. K.;

Më datë 15.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. T.; Po më datë 15.02.2023, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. Ll.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial