Saturday, April 13, 2024
spot_img
HomeLajme Saranda NewsΜάnıpuloi dhe άbuzoı şeκşualışht me shoqet e vajzës së tij, dënohet me...

Μάnıpuloi dhe άbuzoı şeκşualışht me shoqet e vajzës së tij, dënohet me 60 vite burg

Drejtësia amerikane ka dënuar me 60 vite burg 63-vjeçarin Larry Ray për abuzim seksual të shoqeve të vajzës së tij në Kolegjin Sarah Lawrence në Nju Jork.

Rasti u bë bujë në shtypin amerikan gjatë gjyqit të tij pranverën e kaluar, kur Ray u shpall fajtor për 15 akuza, duke përfshirë krijimin e një rrjeti për të shfrytëzuar seksualisht vajzat për prostitucion.

“Larry Ray është një përbindësh,” tha avokati amerikan i Manhattan, Damian Williams. Që nga viti 2010, “për vite  ai kontrolloi mendjet dhe trupat e viktimave të tij, duke fituar miliona dollarë”, tha ai ndër të tjera.

Sipas çështjes, Ray iu afrua studentëve të tjerë (dhe meshkuj dhe femra) të vajzës së tij në Kolegjin Sarah Laërence me qëllim që gradualisht të fitonte besimin e tyre.

Kur ia dilte, fillonte t’i manipulonte, t’i shfrytëzonte për prostitucion dhe t’i shantazhonte ata dhe familjet e tyre për të fituar shuma të mëdha parash.

Claudia Drury e akuzoi Ray-n se e kishte rrahur, dhunuar dhe zhvatur. Duke përshkruar një incident, ajo tha: “Ai më zhveshi, më lidhi në një karrige dhe filloi të mbyste me një qese plastike derisa iu luta për jetën time”.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial