Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News 19 raste të reja me koronavirus, shkon në 494 numri në Shqipëri....

19 raste të reja me koronavirus, shkon në 494 numri në Shqipëri. Saranda jashtë hartës

Shkon në 25 numri total i viktimave me COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar nga Fieri i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese, diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Ai ndodhej prej 11 ditësh i intubuar në Spitalin Infektiv.

Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 252 teste të kryera tek personat e dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.

“Edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarësisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qëndrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Një numër ky më i lartë se numri i rasteve aktive me COVID, që është 218.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial