Thursday, October 8, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News 21 raste të reja në Shqipëri, Saranda vijon të mbetet jashtë hartës

21 raste të reja në Shqipëri, Saranda vijon të mbetet jashtë hartës

Rritja e bilancit të të prekurve me koronavirus në vend ka shënuar sot një kërcim të ndjeshëm në raport me ditët më parë, me 21 raste të reja në 24 orë.
Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e situatës më të fundit lidhur me virusin në vend ka thënë se

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial