Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

53-vjeçari futet natën në shtëpinë e kushërirës, e dhunon së bashku me vajzën

Një 53-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar të afermen dhe fëmijën e saj të mitur. Në njofimin zyrtar bëhet me dije se 53-vjeçari ka hyrë natën në shtëpinë e të afërmes dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Mes tyre ka ndërhyrë e mitura, të cilën ai e ka dhunuar gjithashtu. 53-vjeçari është vënë në pranga. 

Njoftimi zyrtar:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një të afërmes së tij dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 53-vjeçari dyshohet gjithashtu, se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vajzës së tij të mitur.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial