Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

GUIDË, PLAZHE NE SARANDE KU MUND TË KALONI PUSHIMET

GUIDË, plazhe ne Sarande ku mund të kaloni pushimet.

Në këtë publikim po sjellim plazhet në zonën e SarandësKsamilit dhe Lukovës…. Ku mund të kaloni pushimet gjatë qëndrimit tuaj. Preferojmë që listimin ta bejmë nga afërsia me Sarandën. Gjithashtu në këtë publikim po i sjellim këto plazhe edhe me vendndodhje në google map

Plazhi publik i Centralit ndodhet buzë Shëtitores së Sarandës. Megjithëse nuk mund të konsiderohet plazh 100 % i pastër, ky plazh ka avantazh. Këtu nuk ju nevojitet të shpenzoni për transportin.
Gjithashtu në këtë plazh gjatë viteve të fundit ka funksionuar edhe shërbimi i Lifeguard, rojeve të bregdetit.
Vendndodhja https://goo.gl/lW9Uy1  

Plazhi i Manastirit
Playhi i Manastirit ndodhet në kilometrin e 6-të të rrugës nacionale Sarandë – Butrint.
Plazhi ndodhet në gji ranor me ujë të kristaltë

VENDNDODHJA https://goo.gl/bPcFJl

Plazhi Pasqyra
Ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint, rreth 1 kilometër nga rruga.

VENDNDODHJA https://goo.gl/RNAjy3

Plazhi Pulëbardha
Plazhi Pulëbardha ndodhet gati 10 km larg nga Saranda përgjatë rrugës për në Butrint shumë afër Ksamilit. Ky plazh i vogël, i veçuar, i virgjër dhe shumë piktoresk është në fundin e një kodrine…

Vendndodhja https://goo.gl/ShXWPT

Plazhet e Ksamilit

Plazhet e Ksamilit janë shumë të pëlqyer për pastërtinë e ujrave të tyre… Rërën e imët dhe pamjet piktoreske që ofrojnë.

Vendndodhja https://goo.gl/enFM2U

Plazhi i Krorezës
Plazhi Krorëz. Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës. Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.
Vendndodhja https://goo.gl/F5NMdX

Plazhi i Shpellës Lukovë
Ndodhet rreth 20 kilometër në rrugën Sarandë – Vlorë. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante e bëjnë këtë plazh … Një ndër pikat më të vizituara ndër plazhet e Bregut.
Vendndodhja https://goo.gl/SMkPhc 

PLAZHI I BUNECIT – BUNECI BEACH

Saranda Web

sarandanews.net

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial