Një 54 vjeçar në Kuçovë është dhunuar ashpër nga një i ri në Kuçovë pasi kishte hyrë në pronën e këtij të fundit për të vjedhur pula. 54 vjeçari, Lefter Brisku gjatë natës tentoi të hyjë në pronën e 22 vjeçarit, B.Sh.
Pasi i riu e kuptoi se dikush kishte hyrë për të vjedhur, është përplasur fizikisht me 54 vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të shumta dhe për pasojë është dërguar në spital ku po merr trajtimin e envojshëm mjekësor.
Grupi hetimor po merret me hetimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: