SARANDA NEWS

spot_img

Transformimi i Syrit të Kaltër: Ndalohet hyrja e mjeteve, lëvizja me tren elektrik

Ndryshimi në Syrin e Kaltër është mahnitës. Këtë vit vizitorët do të gjejnë pedonale dhe korsi biçikletash, ndryshe nga vitet e tjera ku bukurinë e kësaj perle të natyrës zbeheshin nga rruga me pluhur dhe kaosi i parkimit të automjete.

Përmes një investimi të Ministrisë së Turizmit ka përfunduar rikualifikimi i parkut dhe pritet të inaugurohet brenda pak ditësh. Brenda parkut natyror nuk do të lejohet hyrja e automjeteve, ato do të parkohen në hyrje të Parkut dhe lëvizja do të kryhet me tren elektrik dhe biçikletave.

Vizitorët do të kenë mundësi të ecin edhe me këmbë nëpër një trotuar, pa u shqetësuar si më parë nga pluhuri mbytës.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës do të ketë edhe ndricim për të mundësuar lëvizjen edhe përgjatë orëve të mbrëmjes.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial