Blendi Klosi shpall Oltion Caci kandidat të PS për Bashkinë Sarandë

Oltion Caci kandidati i PS për Bashkinë Sarandë

Oltion Caci do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Sarandë. Vendimit, i cili është publikuar pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, i kishte paraprirë më shumë se 1 muaj më parë një gazetari Endri Xhafo.

I ftuar në emisionin NOW në euronews, Endri Xhafo është shprehur se:. Pavarësisht sondazheve që janë kryer në Sarandë… Partia Socialiste do të kandidojë për bashkinë e Sarandës një emër që deri tani mbetet enigmë.

Sipas Endrit, zbulimin e këtij kandidati, për të cilin tha se është fitues ende pa votuar qytetarët e Sarandës… E ka bërë sekretari politik i PS për Qarkun Vlorë Blendi Klosi. Endri Xhafo u shpreh se ndiente keqardhje edhe për PD që kishte një kandidat shumë të mirë si Ardit Cikuli, por që do humbiste.

Oltion (Olti) Caci është një biznesmen dhe sipërmarrës në fushën e hotelerisë.

Oltion Caci është administratori i Hotel Flower, një investim që nga pushuesit njihet dhe si “Lulja e Golemit”. Familja Caci ka investuar edhe në qytetin e Sarandës në fushën e ndërtimit, ku një prej ndërtimeve është Flower Residence.

Aktualisht, Bashkia Sarandë drejtohet nga Adrian Gurma, i cili mesa duket nuk e ka bindur Blendi Klosin për të garuar dhe për një mandat tjetër.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon