Fisheku i ka dëmtuar kockën e krahut, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Hekuran Murtaj 33 vjeç, banor i Delvinës është paraqitur sot mjekim në spitalin e Sarandës. Ai ka patur një plagë në krah dhe pas ndihmës së parë në urgjencën e spitalit në Sarandë, ai do të transportohet drejt spitalit në Tiranë.

Policia në një komunikatë për media tha se sipas deklarimeve të tij, dyshohet se është dëmtuar si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon