36-vjeçari shkon i plagosur në spital, ka marrë disa goditje me thikë. Ja autori

Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dhimitër Terolli, rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin Leonard Poçi rreth 36 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dhimitër Terolli, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtetasi i plagosur aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon