Gjykata e Apelit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen të cilët akuzohen se shfrytëzonin për të fituar nga klikimet në Tik-Tok një 10-vjeçar, duke e bërë pjesë të bisedave banale.
“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë.. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj, vendosi: Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton Gjykata.
Denoncimin e ka bërë në policinë e Beratit, nëna e të miturit, e cila humbi kujdestarinë e tij pas divorcit. Ajo ka parë të miturin teksa shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes në rrjetin social Tiktok