Hapet “Porta e Kakomesë”, por te plazhi duhet të shkoni dhe të ktheheni me këmbë

Më në fund “Porta e Kakomesë” është hapur!

 

Megjithatë, ky nuk është një lajm edhe aq i mirë. Një tabelë e vendosur mes telave me gjemba njofton në shqip dhe anglisht se pushuesit mund të shkojnë në plazh, por pa automjete. Ndërsa orari i lejuar do të jetë nga ora 08:30 – 18:30.

Kjo pengesë e rëndë ka krijuar zhgënjim të madh tek vizitorët dhe banorët lokalë.

 

Për të frekuentuar këtë plazh të bukur, pushuesit do të detyrohen të udhëtojnë me këmbë, duke përballuar një distancë të gjatë dhe të lodhshme. Nga porta deri te plazhi duhet të ecin për 30 – 40 minuta, ndërsa kthimi bëhet akoma më i vështirë, duke zgjatur rreth një orë.

 

Kjo gjë është veçanërisht e papërshtatshme për familjet me fëmijë të vegjël, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

 

Hapja e portës së Kakomesë duhej të ishte një lajm i mirëpritur, por në realitet ka shfaqur një pengesë të panevojshme dhe zhgënjyese për ata që duan të shijojnë këtë destinacion të mrekullueshëm, pasi pranë plazhit ka mundësi për parkimin e qindra automjeteve.

Please follow and like us:
fb-share-icon